Një incident ka ndodhur në Fier, në sheshin ku kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin e tij përmbyllës në orën 18:00.
Në përgatitjet që po bëhen për takimin që do të mbajë kryeministri, është hequr gjithashtu edhe banderola e LSI që ishte vënë në sheshin ku do të mbahet takimi ditën e sotme.
Heqja e banderolës është bërë nga punonjësit e bashkisë Fier.
Menjëherë në vendngjarje , ka mbërritur kandidatja për deputete e LSI për qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj e cila ka hyrë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi për të kërkuar llogari mbi aktin e bërë.