Prapaskena

Në ditën e shtatë radhazi, India raporton mbi 200 mijë raste me Covid-19

Publikuar: 21/04/2021

Indi konfirmoi më shumë se 200 mijë të infektuar me koronavirusi, në ditën e shtatë radhazi.

Autoritetet shëndetësore në vend janë duke u munduar që të sigurojnë furnizimet në oksigjen në spitalet e kryeqytetit Delhi, ndërsa vala e dytë e epidemisë po çon sistemin shëndetësor në prag të kolapsit.

India, vendi i dytë më i populluar në botë, po raporton numrin më të lartë të rasteve të reja ditore në botë dhe po i afrohet një piku prej rreth 297,000 rastesh në një ditë, pik që SHBA e arriti në janar.

Qeveria e Delhit lëshoi një thirrje për ndihmë në mediat sociale, duke thënë se spitalet kryesore qeveritare kishin oksigjen të mjaftueshëm vetëm për 24 orë, ndërsa në ato private kishte sasi vetëm për katër ose pesë orë.



Më të lexuarat