Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri shtetasi Pjerin Xhuvani.
Viktima rezulton një emër i njohur në Elbasan, por dhe më gjerë. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërkohë, emri i Xhuvanit është përmendur edhe në përplasjet politike të ndodhura në Ditën e Verës.