Babai i ish-deputetit Eduart Ndocaj ka humbur jetën nga Covid.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait e ka bërë me dije vetë ish-deputeti me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Bëhet me dije se 73-vjeçari Mark Ndocaj, ishte i shtruar tek spitali Infektiv, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin.
“Miq, dashamirës dhe të afërm! Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!
Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19! Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021 ore 12.00,” shkruan ish-deputeti në postimin e tij.