Prapaskena

Erdogan mesazh ‘vëllezërve shqiptarë’: Kemi bërë gjithçka për ju!

Publikuar: 21/04/2021

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në një video-mesazh nga shteti turk, ka përgëzuar vendin tonë për hapjen e Spitalit Rajonal të Fierit.

Erdogan deklaroi se spitali, i bërë me donacione të Turqisë, uron të jetë shenjë miqësie mes dy vendeve. Kreu i shtetit turk vlerësoi se Turqia ka bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë.

“I dashur Edi Rama dhe ministra të qeverisë shqiptare. Ju përshëndes me respekt. Ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit dhe uroj që ky muaj të sjellë shëndet e mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë. Kemi përforcuar marrëdhëniet shqiptaro-turke, duke rritur partneritetin tonë strategjik. Besoj se do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.

Turqia ka mbështetur Shqipërinë edhe për pandeminë e për tërmetin, bëmë gjithçka për vëllezërit shqiptarë. Spitali Rajonal në Fier është investim i rëndësishëm i Turqisë. Spitali ka kushte moderne. Do vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë. Uroj që ky spital i miqësisë, të shpërndajë sa më shumë mirësi për vëllezërit shqiptarë”, deklaroi Erdogan.



Më të lexuarat