Ekzekutimi i 56-vjecarit Pjerin Xhuvani, pasditen e sotme ne Elbasan, ka tronditur mbare opinionin publik, aq me teper per faktin se eshte nje vrasje e lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Gazetari Mero Baze ben nje deklarate bombastike, teksa fajeson per krimin trondites Presidentin Ilir Meta, duke e cilesuar ate si inkurajuesin dhe nxitesin e vrasjes se Xhuvanit, i cili me pare kishte sherbyer si drejtues i LSI, ndersa tani po bente fushate per PS.
Ne dy postime te njepasnjeshme ne “Facebook”, Baze thekson se Meta ka nisur perpjekjet per te ndryshuar faktet, duke akuzuar policine dhe SHISH.
Postimet e Mero Bazes:
Kjo është skena e krimit. Ilir Meta ka nis përpjekjet për të ndryshuar faktet duke akuzuar policinë dhe SHISH në Elbasan si të njëanshme. Mendon se mund të fshij serverin si më 21 janar 2011. Por është 21 prill 2021 dhe ai nuk e ka më atë fuqi. Edhe 4 ditë larg është dita e Gjyqit popullor ndaj tij dhe Berishës
Presidenti i vendit, inkurajuesi më i madh i krimit zgjedhor në Shqipëri, blerësi i vetëm i votave që është kapur deri më.sot, nxitësi i vrasjeve në çdo palë zgjedhje në vend, sot ka lënë arkivolin në mes të rrugës në Elbasan dhe po i jep zemër Gazmend Bardhit të mos frikësohet për atë që ka bërë, se ka Ilir Metën pas. Vrasësi është tani në duart e drejtësisë por nxitësit e vrasësit janë në duart e popullit. Zoti i ruajt!