Prapaskena

‘As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot’, Bashës i rezervohet pritje elektrizuese në Korçës: Mirësetëgjej zonja e bukur e Shqipërisë…

Publikuar: 21/04/2021

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku është pritur nga një numër shumë i madh qytetarësh.

Bashës i është rezervuar një pritje shumë elektrizuese nga qytetarët korçarë të cilët kanë qenë të shumtë në numër.

Ai tha se për 8 vite, Korça ka qenë e keqqeverisur dhe është përdorur si një lodër në duart e një grushti njerëzish.

Gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka përfunduar as rrugët e lëna përgjysmë nga Partia Demokratike.

“Mirësetëgjej zonjë e bukur e Shqipërisë, Korçë, mirësejugjej rini e mrekullueshme e Korçës.

Mirësejugjej në këtë ditë të bekuar , ku siç ndrin dielli i Perëndisë , ndrin edhe fytyra juaj për fitoren që është shumë afër. Sepse vetëm 4 ditë na ndajnë nga 25 prilli i ndryshimit.
Do të jetë fitorja e cdo shqiptari, fitorja e Korçës, fitorja më e thellë e historisë.

Sepse vëllezër dhe motra 8 vite keqqeverisje kanë lënë plagë në korçën e qytetarisë.

Ky vend, ku kanë lindur burra të rrallë ndër shekuj, për 8 vite është përdorur si një lodër nga një grusht njerëzish të babëzitur por të grabitur dicka.

Teksa rinia e vendit largohej në emigracion, dështimet nuk mbaruan.

As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot.

Tani në prag të zgjedhjeve bredh rrugëve, duke inauguruar aeroporte.

Për 8 vite e dëgjuam planin e Edi Ramës, për t’ju prishur shtëpinë e 100 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ky është Edi Rama i vërtetë”.



Më të lexuarat