Monika Kryemadhi ka pranuar mbrëmjen e sotme se ajo ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj presidentin Ilir Meta. Në një intervistë televizive, Kryemadhi tha se prej ditësh në telefonin e saj i kishte bërë ‘bllok’ Metës, pasi zihen me mesazhe ndërmjet tyre. Kryemadhi tha se për t’i pajtuar ka ndërmjetësuar vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Konfliktet dhe zënkat midis tyre, sipas Kryemadhit kanë qenë për çështjet politike.
‘Me Bashën pafund kemi folur! Jemi shumë në kontak. E meqe the herën e kaluar ‘a jemi zënë me Ilir Metën?’ Po jemi zënë! Ilir Meta ka qenë bllok në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe. Basha ka qenë ndërmjetësuesi për të na pajtuar. Zihemi për çështje zgjedhjesh, mendoj se çështja e zgjedhjeve të 25 prillit kërkon fokusim total të të gjithë institucioneve shtetërore. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte.
Basha është pajtuesi i gjaqeve, sepse Zoti Basha është në unison me Ilir Metën në disa çështje, unë jam më agresive, më radikale se ata. Po të jetë puna për radikale! Ilir Meta e ka falur 7 herë Edi Ramën dhe unë se kam falur asnjëherë.’- tha Kryemadhi.