Prapaskena

Video/ Flet nga harratia Ndriçim Jonuzi: Ishin dy horra që kanë buzët me qumësht, nuk donin të parkonte një burrë me thinja dhe një nënë me shami (Mesazhi për Bashën)

Publikuar: 20/04/2021

I shpallur në kërkim për plagosjen e një zyrtari të PD-së në Kavajë, Ndriçim Jonuzi ka bërë një video ku flet për atë që ndodhi dje në zyrat e Partisë Demokratike.

Ai pretendon se ngjarja nuk ka ndodhur për motive politike, e madje thotë se në jetën e tij ka bërë më shumë për PD-në, por për shkak të një sherri për parkimin.

Jonuzi pretendon se Okshtuni, të cilin e plagosi, kishte penguar një qytetar që të parkonte makinën e tij, ku kishte dhe të ëmën e moshuar, dhe për këtë shkak ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar.

Edhe pse në kërkim, Jonuzi përpara se të përballet me drejtësinë për aktin që ka kryer, i ka kërkuar falje besimtarëve myslimanë, që sipas tij mund të jenë ndjerë të lënduar nga ajo që ka ndodhur.

Ajo që Jonuzi refuzon që të thojë në video është se pse ai shoqërohej me drejtorin e Policisë Bashkiake në Kavajë, Marsel Shtylla, ndërkohë që Policia i ka shpallur në kërkim të tre personat.

Ngjarja e ndodhur në Kavajë ka nxitur reagimet dhe të krerëve më të lartë të shtetit, ndërsa Policia ende nuk ka arritur që të arrestojë ndonjërin prej autorëve. (LEXO LAJMIN E PLOTË)

Ndriçim Jonuzi flet nga arratia:

Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezëeit e mi myslimanë që nuk kam ndërmend të merrem me politikë as sot as mot. Lul Basha më ka cilësuar socialistë, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe ti pyesë ata nëse unë jam apo jo socialist (përmend emrat e disa ish-zyrtarëve të PD).

Pyeti mirë ata se kush e rrezikoi jetën që të ndalte përdhunimin e grave dhe të vajzave, pyeti më mirë përpara se të dalësh dhe të flasësh. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës që ti përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babës sim është dënuar me pushkatim për shkak të vendosjes së bombës në ambasadës ruse.

Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona.

Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive.



Më të lexuarat