Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku mbrëmjen e djeshme një i ri mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, brenda selisë blu të këtij qyteti.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se autori nuk ka lidhje me PS-në, por përkundrazi ai është militant i PD-së.
Rama shton se në lidhje me këtë ngjarje PD nuk ka asnjë faj, ndërsa ia ngarkon përgjegjësinë demokratëve në faktin e politizimit të ngjarjes.
Po ashtu kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit, Lulzim Basha që të distancohet nga Meta, Berisha, Saliu dhe Kryemadhi: “Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”
Postimi i potë:
Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!