Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese që do i hapë rrugë nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës.
Në fjalën e saj ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se ky aeroport do të jetë sipas standartëve të larta europian.
Ajo është tha se aeroporti i Vlorës do t’i japë vendit një rritje të jashtëzakonshme ekonomike, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë.
“Aeroporti i Vlorës do të ketë të gjitha standartet europiane me një pistën mbi 3 kilometra, me sektorin dhe kargon do të shënojë një hap të ri në aviacionin civil dhe një rritje të jashtëzakonshme ekonomike, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë.
E kemi thënë prej kohësh, ka gjithmonë një kriter. Duke hapur mundësinë për investime të mëdha në sektorin turistik. Punimet do nisin brenda 14 muajsh, do ketë një fazë përgatitore sa i përket studimit mjedisor. Dhe kompania do bëj një studim të detajuar studimor, një studim arkeologjik dhe më pas 8 muaj do jenë për përmbushjen e kushteve si dhe dorëzimi përfundimtar dhe 6 muaj për lishencën.
Këto janë afatet maksimale por ne do mundohëmi ti mbyllim më shpejt.Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të 4 të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera”, tha Balluku ndër të tjera në fjalën e saj.
Kujtojmë që kompania fituese e aeroportit të Vlorës është Mabetex e sipërmarrësit Behgjet Pacolli.