Prapaskena

Lajm i mirë / OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda pak muajsh

Publikuar: 20/04/2021

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetëtisë tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë COVID-19 gjatë muajve të ardhshëm nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.

Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Ajo theksoi “nacionalizmin e vaksinave” dhe tha se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga koroanvirusi në vendet në zhvillim.

Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së COVID-19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.

U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arrritur 3 milionë”, tha ai.

Aktivistja Thunberg tha që ndërsa një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër COVID-19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë.

“Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo.

“E vetmja gjë e drejtë morale është t’u ipet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuart, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër”, shtoi aktivistja.

 



Më të lexuarat