Prapaskena

Indeksi i 2021/ Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime

Publikuar: 20/04/2021

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen më të madhe në 1 vit.

Vendi ynë ka humbur 15 vende nga 2020 në 2021, sipas treguesve të studiuar, ku regres më të lartë ka parë në shërbime financiare.

Në këndvështrim rajonal, Mali i Zi, Maqedonia dhe më pas Serbia kryesojnë në listë, të cilat kanë parë një performacë të mirë në tregues si perceptimi i biznesit dhe bazat ekonomikë.

Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët ndërkombëtarë duke përdorur një kombinim të faktorëve ekonomikë, financiarë, institucionalë dhe rregullatorë. Këta faktorë ndahen në pesë kategoritë e mëposhtme:

Perceptimi i Biznesit mat kufizimet me të cilat përballen bizneset dhe lehtësinë e bizneseve për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Bazat Ekonomike matin opinionin makroekonomik të një vendi, talentin e fuqisë punëtore dhe potencialin për inovacion dhe zhvillim në të ardhmen.
Shërbimet Financiare matin thellësinë dhe gjerësinë e aksesit të një vendi në shërbimet financiare.

Korniza Institucionale vlerëson shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.
Standardet dhe Politika Ndërkombëtare vlerëson se sa i integruar është një vend në bashkësinë ndërkombëtare dhe gjasat që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Përkatësisht, Shqipëria renditet e 99-ta në shërbime financiare, e 85 në korniza institucionale dhe me përmirësim të lehtë në perceptimi i biznesit në të cilin renditet e 61-ta në botë.

Harta interaktive u jep përdoruesve aftësinë për të krahasuar se si një vend performon në nivelin e kategorisë me shtetet e tjera fqinje – përcaktuar nga rajoni gjeografik dhe niveli i të

Harta, e krijuar nga Milken Insitute, gjithashtu përfshin të dhëna historike të Indeksit të Mundësive Globale, duke u dhënë përdoruesve aftësinë për të ndjekur performancën e një vendi / rajoni gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021). Ndërsa variablat kanë ndryshuar me kalimin e kohës për të ndjekur pritshmëritë e komunitetit të investitorëve, qëllimi themelor i renditjes ka mbetur i njëjtë./Monitor



Më të lexuarat