Prapaskena

Dita nis me reshje, si do të ndryshojnë temperaturat në mesditë

Publikuar: 20/04/2021

Sipas MeteoAlb deri në mesditë mbetemi në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut në vendin tonë. Por pas mesditës dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave dhe ri-kthim të motit të kthjellët në Shqipëri.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa e më e madhe e kontinentit Europian do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje shiu dhe stuhi ere. Konkretisht Veriu, Lindja dhe Jugu i Kontinetit. Ndërsa me kthjellime paraqitet Britania e Madhe.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të kushtëzojnë motin në Kosovë.

Për pasojë vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim dhe sjellin reshje të pakta e të izoluara dominojnë deri pasdite kur kemi përmirësim të motit dhe ri-kthim të kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë motin në MV duke sjellë edhe reshje të pakta e të izoluara shiu. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti kthjellohet gradualisht.



Më të lexuarat