Prapaskena

“Alo, po qëllojnë me armë”, Policia merr telefonatën anonime, breshëri plumbash në Lezhë

Publikuar: 20/04/2021

Të shtëna me breshëri armësh janë shënuar gjatë mbrëmjen së djeshme në lagjen “Xhenjo” në Lezhë.

Bëhet me dije se në sallën e Policisë në Lezhë ka mbërritur një telefonatë anonime për të shtëna me armë në lagjen “Xhenjo”.

Policia menjëherë pas telefonatës ka mbërritur në vendgjarje. Ende nuk është bërë me dije identifikimi i autorëve dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja që ka çuar në të shtëna me armë.



Më të lexuarat