Në një konferencë për mediat, të quajtur të jashtëzakonshme, Ilir Meta kërkoi nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet ndaj Ramës për vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
Meta u shpreh se spiunët janë futur edhe në jetën intime të qytetarëve dhe për këtë tha se do të publikojë prova.
“I ke caktuar shqiptarëve nga një spiun që t’u zbulojë atyre deri te jeta intime. Që ta dini mirë, do të ketë edhe prova në ditët e ardhshme.
I kanë diskriminuar nga raca, gjinia apo bindjet fetare. Janë vendosur lloj-lloj epitetesh. Kush do të mbajë përgjegjësi nëse të dhënat do të përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare. I ke hapur dyert krimit kibernetik dhe vjedhjes së identiteteve. Prokuroria të nisë hetimet ndaj Ramës. Iu drejtohem prokurorëve, të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj që ju survejojnë”, tha Meta.