Prapaskena

“Patronazhistët kanë shënuar të dashurat e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, Meta i kujton Ramës foton nudo: I dola në krah atëherë

Publikuar: 19/04/2021

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat, lidhur me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Meta tha se i ka dalë në krah kryeministrit Edi Rama kur i kanë dalë fotot nudo, ndërsa tani ai nxjerr të dhëna intime të qytetarëve.

Ai ka thënë se të ashtuquajturit patronazhistët tregojnë edhe të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve të caktuar.

Sipas Metës, qeveria është futur në jetën intime të qytetarëve duke i kërcënuar në lidhje me informacionin që ata disponojnë.

“Larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë! Është prekur ai kur i kanë dalë fotografitë që i ka bërë vetë, dhe i ka regjistruar vetë. Edhe i kemi dalë në krah, unë i pari i kam dalë në krah. Epo tani patronazhistët, të vënë aty se kë ka dashur ky prokuror, ky gjyqtar, ky politikan e ky deputet!

T‘i fusim edhe çimkat përmes kësaj asaj, e t‘i mbajmë në presion, sikur nuk shkon. Do ketë fakte si merren peng bizneset, njerëz, të drejtësisë, apo njerëz të caktuar të opozitës se si bëjnë gjasme opozitë. Marshimi i 2 marsit në 25 prill, Shqipëria e shqiptarëve”, tha Meta.



Më të lexuarat