Prapaskena

Nxorën të dhënat e votuesve, GJKKO mbërthen Andi Bushatin e Armand Shkullakun, pritet t’iu shkojë në zyrë

Publikuar: 19/04/2021

TIRANË
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në lëvizje pas publikimit të të dhënave personale të 910 mijë personave në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka vendosur të detyrojë drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, që publikoi i pari të dhënat, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Por, siç raporton gazetarja Lala, drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin.

Për këtë arsye, GJKKO ka vendosur sekuestro të databazës dhe pritet të shkojë te zyrat e “Lapsi.al” për materialin.



Më të lexuarat