Prapaskena

Kush janë autorët e sulmit në Kavajë, i dënuari për vrasje dhe kreu i Policisë Bashkiake (Foto)

Publikuar: 19/04/2021

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me personat e përfshirë në incidentin në zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ku dyshohet se në ngjarje janë përfshirë tre persona.

Mesohet se autorët e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të hëne, ku u plagos 27 vjeçari Bledar Okshtuni, janë Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla, drejtori i Policisë Bashkiake, dhe Dorian Troplini.

Eshte publikuar fotoja e një prej të autorëve, Ndriçim Jonuzit, i cili ishte dënuar me 8 vite burg.

Gjithashtu ky shtetas është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje në Kavajë ka mbërritur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.



Më të lexuarat