Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta për çështjen patronazhistëve dhe daljen e të dhënave personale të votuesve të qarkut të Tiranës.
Gjatë fjalimit të tij para mbështetësve në Pogradec, Rama tha se PS ka një rrjet të gjerë patronazhistës që takojnë qytetarët dhe mbajnë shënime.
Kreu i qeverisë shtoi më tej se të dhënat personale për të cilët foli sot Meta nuk kanë dalë nga PS. Rama kujtoi se në vitin 2009 kur Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm doli e gjithë databaza e gjendjes civile dhe deri para pak blihej me lekë.
“Sot kur po vija këtu më çuan mesazh të Ilir Metës, ishte mbajtur një konferencë tjetër atje me prerje. E ka kapur me këta patronazhistët. Këtu ka patronazhistë besoj. Kjo është fukse, bashkë me mua kryefuksi. Nuk kam dashur të hyjë thellë në këtë histori, ne kemi një rrjet të tërë patronazhistës. Janë qelizat vitale të PS. Që ne kemi në të gjithë territorin këtë rrjet q komunikon me jerzi, q mban shënime, e kemi për nder. Por që ne nuk e kemi atë që këta ekspozojnë kjo nuk diskutohet. Ilir Meta thotë se janë përhapur të dhënat, po kush i përhapi të dhënat, ne. Së pari të dhënat tona janë shumë të ndryshme nga ato që kanë dalë. Kush i përhapi? Nuk e di Ilir Meta që nga viti 2009 kur rreshter Bujar Nishani ishte ministër i Brendshëm e gjithë databaza e gjendjes civile ka dalë dhe është në internet. Deri para tre ditësh blihej, Carlo Bolino e ka. Patronazhistë tanë nuk i kanë këto të dhëna. E pashë sot e kishin kapur në një foto me kapuç, kur takon subjektet e OFL do vesh edhe kapuç,” tha Rama.
Rama nuk hezitoi të ironizonte sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Luzlim Basha dhe programin e tij. Për kryeministrin vota për opozitën është kthim pas në kohë.
“Na ka sjellë një dhëndër dhe na e ka nxjerrë nëpër Shqipëri. Në Lezhë edhe rrugën ia kishin shtruar me sheqer dhe ai nuk thotë sa shumë punë na duhet, sa shumë akoma duhet të rezistojmë, ai thotë: si e keni hallin, mos mi thoni se unë ua di të gjitha, ja ti ke gjithë kohën që sheh këtë vajzën të thotë mos prisni martohuni, vetëm bëni fëmijë se lekët ua gjej unë. Një çifti më të vjetër u thotë ndahuni çkeni. Më jep votën të ulë sigurimet shoqërore, ty të rris pensionin. Po ku do i gjej lekët. Për të gjithë ato premtime duhen 3.4 miliard. Ku do vinë këto? Jo nuk do vinë fare. Kush ta haj ta haj dhe pastaj shihemi te tramvaj i Tiranës.
NË Itali kanë 10-12 nëpër rulota presin ti fusin në shtëpi. Ne ia dolëm, që të jepnim shtëpi 100% falas. Ia dolëm tek kjo, ia dolëm që të hyjmë në vaksinimin masiv ndërsa të tjerët rreth nesh akoma mezi po sigurojnë dozat e vaksinave. Ne ia dolëm të jemi vendi që qëndrojmë lart. Ia dolëm që të shikojmë fundin e tunelit të pandemisë. Nuk ia dilkemi ne ta grejmë Shqipërinë aty ku e ka mision gjenerata jonë. Ne na pengon ndasia, përçarja. Ne na pengon Ilir Meta, Sali Berisha. Në 25 prill shqiptarët duhet ti largojnë njëherë e mirë. PS do të fitojë mandatin e tretë, këtu cështja është boll me këtë sherrnajë. Boll me gjithë këtë energji të harxhuar për sherr. Na duhet ta thyejmë këtë traditë. Të gjithë sëbashku fatin e këtij vendi ta marrim në dorë dhe të mos bëhemi qeramën. Nuk ka ndodhur ndonjëherë gjërat aty për njëherë janë më jep një të jap dy. Nuk ka rrugë tjetër përveçse ti bish drejt. Po ju them që është shumë e rëndësishme se ata që i japin këto receta ata që vijnë me makina nuk duhet të qasen në asnjë shtëpi. do na kthejnë prap mbrapa. Është bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës. Ta shikosh të merr në qafë thua sikur ta kisha dhëndër këtë. Ai dhe kur flet fle. E di unë. Ai është në gjumin e vet,” deklaroi Rama.