Besoj se jeni informuar ditën e sotme për një vendim të Komitetit të Ekspertëve. Për mua është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe skemë abuzive dhe sabotazhi nga Rilindja për emigrantët. Vendimi për karantimin dy javor të emigrantëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëhet për të ndaluar pjesmarrjen në votimë. Kjo është një shkelje e hapur që unë e shpreha para pak ditësh në Facebook tim. Rilindjes nuk i respekton aspak shëndeti i qytetarëve por i intereson që të mos votojnë ata që vijën nga Maqedonia dhe Greqia sepse vota e tyre është për ndëshkimin e Rilindjes.