Dy automjete në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë përfshirë nga flakët gjatë natës.
Dy automjetet “Land Rover” dhe Volskwagen” në pronësi të Kujtim Kasnecit ishin të parkuara poshtë banesës së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Kujtim Kasneci është pronar i një pike shumice në qytetin e Elbasanit.
Burimet bëjnë me dije se në kamerat e shtëpisë së pronarit të automjeteve që u dogjën, janë parë dy persona me kapele që i hedhin benzinë automjeteve duke i djegur.
Policia vijon hetimet për ngjarjen ku pista kryesore mbetet ajo për shkak të konkurencës.