Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku një automjet ka aksidentuar një grua së bashku me fëmijën e saj.
Të dy janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht vogëlushi 4 vjeçar nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë nëna e tij është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i automjettit dyshohet të ketë qenë Zenel Shyti, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.