Prapaskena

Sondazhi për Elbasanin , LSI më rënie, rrezikon mandatin! PS rritet dhe mund të marrë deri në 9 mandate nga 14, PD në të njëjtat kuota

Publikuar: 18/04/2021

Elbasani është një prej atyre qarqeve ku nuk ka histori. Partia Socialiste kryeson bindshëm me votë popullore dhe me mandate. Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte 52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate. Edhe LSI do të ishte në garë në mandat edhe pse në këtë sondazh të fundit ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill. Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.



Më të lexuarat