Gjashtë persona kanë përfunduar në komisariat, ndërsa policia shmangu përshkallëzimin e një ngjarje kriminale që po agravonte pasditen e sotme në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.
Gjithcka nisi nga një grindje banale mes dy personave që po udhëtonin me automjetet e tyre. Pas përplasjes fizike, njëri nga personat me makinën e tij goditi tjetrën.
Policia ndërhyri me shpejtësi duke i shoqëruar për sqarimin e rrethanave.