OFL arrin ‘fitoren’ e parë në Gjykatën Kushtetuese. Report Tv ka siguruar vendimin që ka ardhur pas ankimit të Gentian Malindi, i cili çoi OFL-në në GJK për automjetin e sekuestruar. Malindi është i kërkuar për trafik kokaine. Gentian Malindi e bëri kërkesën në Kushetetuese përmes babait të tij avokat.
Kushtetuesja ka thënë në vendin se Legjislacioni siguron mbrojtje për palët në proces dhe se Gentian Malindi nuk provoi pasojat e ardhura nga OFL. Gjykatësit kushtetues kanë theksuar në vendimin e tyre sipas legjislacionit ankimuesit duhet të ezaurojnë gjykatat më të ulëta,
Gentian Malindi (aktualisht në arrati), për të cilin SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen e 137 kg kokainë e ardhur nga Pireu i Greqisë dhe e kapur në portin e Durrësit, duke e çuar në Gjykatë, ka depozituar padi për prokurorin Edvin Kondili dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu për “shperdorim detyre” .Në padinë e dorëzuar nga lir Malindi, babai dhe njëkohësisht avokati i të akuzuarit, thuhet se Malindi nuk e kishte të tijën drogën dhe se sipas tij ai akuzohet për të mbrojtur bosët e drogës.
Dosja është dërguar në Gjykatë dhe lidhur me këtë çështje janë marrë të pandehur 3 persona. Më konkretisht, Gentian Malindi (aktualisht në arrati), si organizator i akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si edhe dy bashkëpunëtorët Altin Myslihaka dhe Adrian Bega. Sipas SPAK, tre të pandehurit janë bashkautorë në trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë, të sekuestruar në 4 (katër) kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi, ngjarje e ndodhur në muajt gusht – shtator 2019.
Aktualisht për këtë ngarkesë qëndrojnë në qeli dy persona, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtorin në anijen e Gentian Malindit, Altin Mislihaka. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë edhe për biznesmenin durrsak Gentian Malindi.
Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.
OFL u ngrit në 1 Janar 2020 dhe përfundoi në 31 dhjetor. Aktualisht vijojnë shqyrtimet në proces në SPAK dhe GJKKO.