Takimet e kundërshtarit të tij politik, kreut të PD Lulzim Basha nëpër Shqipëri, kryeministri Edi Rama i cilësoi shqetësim për qytetarët. Duke folur me simpatizantët e PS në Gjirokastër, Rama deklaroi se në rajon numrat po rriten dhe nisur nga kjo edhe situata në Shqipëri mund të ndryshojë.
Kryesocialisti u bëri thirrje qytetarëve që shqetësimin të mos e lejojnë t’i pengojë të hapin derën për të votuar Partinë Socialiste më 25 Prill.
Ndërkohë reshjet e shiut që shoqëruan takimin me mbështetësit e tij Rama e cilësoi një shenjë të breshërit të votave për socialistët. Ai deklaroi se Shqipëria do të ketë 8 porta, 4 nga qielli dhe 4 nga toka, të cilat do të rrisin të ardhurat.
“Sot ne kemi falë investimeve që kemi bërë një pellg shumë më të madh të lidhur në diversitetin e vet me gjithë relievet e natyrës së mrekullueshme shqiptare, për t’iu ofruar njerëzve mundësi, shanse dhe perspektiva të reja tanimë kur po dalim nga tuneli i mallkuar i pandemisë,. Shqipëria është gati të arrijë në majë për t’u bërë kampione e Ballkanit. Të gjitha janë kantiere të hapura dhe rrugë të nisura. Ju besoj e patë mbrëmë.
Ne zyrtarizuam nisjen e punës në kantierin më të madh që Shqipëria do ketë në 4-5 vitet e ardhshme të portit turistik në Durrës që bashkë me atë të Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit do jenë porta të reja hyrëse për të shumëfishuar numrin e turistëve dhe njerëzve që do hyjnë në këtë vend dhe do bien në dashuri me këtë vend. Do kemi katër porta të reja nga qielli. Nesër në Kukës hapet një portë e dytë. Ndërsa portën e madhe të Tiranës do e zgjerojmë që Shqiptarët që shkojnë në Amerikën të bëjnë fluturime direkte. Do hapim dhe dy porta të tjera nga qielli në Vlorës dhe Sarandë. Janë tetë porta që do shumëfishojnë të ardhurat. Ja doli njëri Rama ik andej matanë. Atje ku ka një popull për të pritur të ardhmen ka dhe një zë që thotë Rama ik.Ne nuk jemi këtu për të ndarë. Ne nuk duam ta vazhdojmë rrugën vetëm por që gjithë shqiptarët të jenë pjesë e kësaj rruge.
Ne na duhet çdo shqiptar dhe pa diskutim që nëse ne nuk do harrojmë mësimin e madh që na dha tërmeti dhe lufta me armikun e padukshëm, do të besojmë që përdersia nuk nga gjunjëzoi tërmeti dhe virusi nuk ka asgjë që na pengon së bashku për të arritur majën. Sot dielli nuk është prezent. Sepse janë disa ditë me shi por është një shi që më shumë i ngjan paralajmërimit për breshërin e votave për PS në të gjitha kutitë e votimit nga veriu në jug që do sjellë fitoren tonë dhe fundin e këtij shiu që diellin ta bëjmë të ngrohë çdo familje shqiptare nga qyteti në fshat. Kjo sot është e mundur sepse Shqipëria po lidhet me një infrastrukturë portuale dhe aeroportuale.
Me siguri e keni dëgjuar që thonë çfarë i duhen Shqipërisë aeroportet. Ne do jemi kampionet në rajonin tonë për të siguruar nga vënia në punë e të gjitha shtëpive të vjetra, e dijes së trashëguar nga baballarët për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe të çdo familje me një kusht, që të ndajmë mirë këtë gjë. Të gjithë atyre shqiptarëve që besojnë tek puna që me punë arrijnë të ngjiten që nuk dorëzohen kurrë përpara lodhjes dhe këtu mbaron kushti që të mos biem më pre e sirenave joshëse që kanë rrezikuar ta mbysin fare Shqipërinë. Sot në të gjitha familjet një tjetër shqetësim ka filluar të marrë formë sepse falë lidershipit tonë dhe këmbënguljes sot janë mbi 300 mijë të vaksinuar në vendin tonë.
Gjyshërit dhe gjyshet sot buzëqeshin. Shqetësimi tjetër, është e nesërmja dhe mirëqenia. Si do jem nesër, si do jetë familja ime nesër. Në rajon numrat po rriten dhe kjo situatë mund të ndryshojë edhe për shkak të grumbullimeve që nxisin infektimin. Të gjithë ata që e kanë këtë shqetësim dua t’u them që shqetësimin mos ta lejojnë t’i pengojë për të parë të ardhmen me shpresë, për të hapur derën dhe për të votuar më 25 PS-në. Shqetësimin mos e lejoni t’u kthehet në indiferencë sepse do ishte mëkat sepse ndërkohë që ne ia dolëm duke qenë në krye, si nuk ja dilkemi ne që të ngjitemi në majën ku është misioni i gjeneratës sonë për të ngjitur Shqipërinë”, tha Rama