Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.
Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.
Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.
Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./VOA