8 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në zyrat e kompanisë postare FedEx në Indianapolis, Amerikë.
Autori, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është futur në zyrat e kompanisë në orët e vona të së enjtes dhe ka qëlluar pa mëshirë drejt personave që ndodheshin aty. Në fund, ai ka vrarë veten.
“Pas sulmit që bëri autori ka vrarë veten dhe nuk ka asnjë kërcënim aktiv për komunitetin në këtë kohë”, tha zëdhësja e e Depratamentit të Policisë në Indianapolis. Deri më tani dyshimet e para janë për sulm terrorist dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të gjithë ngjarjen.
Sipas autoriteteve, 8 persona kanë gjetur vdekjen nga të shtënat, ndërsa disa persona tën tjerë janë dërguar për mjekim në spital, dhe më pas janë larguar për në shtëpitë e tyre. Ka pasur dhe nga ata persona që kanë shkuar vetë në spitalet e zonës.
“Unë jam zemërthyer nga të shtënat masive në objektin e FedEx këtu në Indianapolis dhe duke u lutur për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi,” tha kongresmeni amerikan André Carson, një përfaqësues i Indianapolis.
“Jam duke komunikuar me autoritetet lokale për të marrë të gjitha detajet e sulmit dhe zyra ime është e gatshme të ndihmojë të gjithë të prekurit në çfarëdo mënyre që mundemi”, vijoi ai.
Një zëdhënës i FedEx tha se kompania po punonte për të mbledhur më shumë informacion dhe po bashkëpunonte me autoritetet hetuese.