Prapaskena

“Skenarë se PS do ndërhyjë gjatë zgjedhjeve në Njësinë 10” Celibashi siguron Metën: Nuk ka asnjë shans, vota nuk manipulohet, jo vetëm aty po në të gjithë Shqipërinë

Publikuar: 16/04/2021

TIRANË
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, denoncoi mbrëmjen e djeshme, se në njësinë 10 në kryeqytet, njësi ku do të zhvillohet votimi elektronik, ka ndërhyrje të Partisë Socialiste për të manipuluar vota.

Lidhur me këtë denoncim, u pyet nga gazetarët kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ai tha, se nuk ka asnjë shans që të ndërhyhet, qoftë edhe në mënyrë institucionale, jo vetëm në këtë njësi, por në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Sipas tij, vota e 25 prillit nuk do të manipulohet.

“Ne nuk duam të diskutojmë mbi asnjë deklaratë të kujtdo politikani, përfaqësues të partive politike. Por iu them me siguri të plotë, ajo që do të votohet në njësinë 10, përmes elektornikës, është 100% i sigurt nga çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër në mënyrë institucionale të manipulojë. Edhe në aspektin administrativ në këtë njësi zgjedhore, ashtu sikurse në të gjithë njësitë zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ofron siguri të plotë për integritetin e votës”, tha Celibashi.

Njësia 10 do ndryshojë mënyra votimit elektronik nga ajo me fletë?

Cekibashi: Ne jemi përpjekur të respektojmë sa është e mundur fletën e votimit të miratuar tashmë. Jemi duke përshtatur zgjidhje teknike që të jetë sa më afër fletës së miratuar. Nuk ka logjikë të jetë votim veçmas për kandidatët edhe në pajisje kandidatët do jenë me numër.

Nëse nuk do funksionojë pajisja, cfarë do të ndodhë?

Celibashi: Është detyrim kontraktor parashikuar edhe në aktet e KQZ zëvendsimi i pajises brenda 2 orëve.



Më të lexuarat