Patronazhistja e Presidentit të Republikës, Ilir Meta është Serjana Ferhati. Zbulohet emri i personit që e ka regjistruar Presidentin Ilir Meta si votues të Partisë Socialiste në vitin 2013.
Me anë të një kërkimi në të dhënat e database-s që u bë publike nga Lapsi.al gjendet dhe emri i Presidentit Ilir Meta.
Sipas patronazhistes, Presidenti Meta shihet se preferon LSI-në si parti por në vitin 2013 ka votuar Partinë Socialiste, sipas të dhënave që shfaqen aty.
Vetë Meta tha një ditë më parë se e dinte cila ishte patronazhistja e tij dhe se e përqafonte shumë fort.