Prapaskena

Meta nxjerr emrat: Kjo është banda e aferës së inceneratorëve

Publikuar: 16/04/2021
Presidenti Ilir Meta ka denoncuar mbrëmjen e sotme aferët korruptive të inceneratorëvce, ku ka akuzuar drejtpërdrejtë ish ministrin e LSI Lefter Koka.
Nga studio e Opinion Meta ka treguar me emra, ata që sipas tij janë banda e inceneratorëve dhe që po bëjnë terror në qytetin bregdetar të Durrësit.

Lefter Koka, Arben Seferi, Arbër Shtylla, Juri Meraj, Skerdi Bello, Arbër Koka. Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit’, tha Meta.

Meta tha se ai Rama bashkë me Engjëll Agaçin janë koka e kësaj afere.

“Presidenti angazhohet në zgjedhje sepse në Shqipëri situata nuk është situatë normale.

Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese. 

Kryeministri të heq dorë nga manipulimi i zgjedhjet, skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më.

Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale

Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”, tha Meta.

 

 



Më të lexuarat