Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se spostimi i presidentit Ilir Metë në Vlorë është shqetësuese për LSI-në në këtë qark.
E ftuar në FaxNews , Kryemadhi tha se prezenca e Metës i prish punë LSI-së, pasi ekipi i Kreut të Shtetit nuk ka eksperincë politike.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: A prish punë prezenca e Metës në Vlorë?
Kryemadhi: Prish pak punë.
Pyetje: Ka pak nervozizëm te presidenti, nga i buron ky nervozizëm?
Kryemadhi: Nuk di të them nga i buron ky nervozizëm mendoj që stafi i tij nuk ka eksperiencë politike ose ka eksperiencë me presidentë të tjerë. Ajo që është e rëndësishme për LSI të fokusohen te dita e zgjedjeve te nr 6 dhe te komisionerët dhe numëruesit. Na prish punë sepse çfokuson punën tonë.
Pyetje: Në këtë prill të 2021 e keni krijuar skenarin e ruajtjes së votës?
Kryemadhi: LSI ka komisionerët e saj aty janë dhe komisionerët e PD. Çështja e ruajtjes së votës është e padiskutueshme. Ndaj thashë që aty duhet të fokusohemi më shumë te komisionerët. Nëse komisionerët e LSI dhe PD do lajthisin, ka marrë ferra uratën dhe kot që flasim për demokraci.