Kryeministri Edi Rama komentoi situatën e zgjedhjeve dhe përplasjen brenda strukturave të LSI-së në Vlorë, teksa tha se Ilir Meta pushkatoi Luan Ramën në Vlorë.
“Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President. Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua. Luan Rama u pushkatua politikisht me pushkë druri u ekzekutua“, tha Rama mbrëmë në të paekspozuarit.
Në Lëvizjen Socialiste për Integrim prej ditësh raportohet për një përplasje mes figurave kryesore të kësaj force politike dhe drejtuesit politik të LSI-së në Vlorë, njëherazi zv. kryetar i saj, Luan Rama.
Prej ditësh Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe drejtues të tjetër shkojnë në Vlorë dhe bëjnë thirrje të votohen kandidatët e tjerë ndërkohë që Luan Rama nuk përmendet. Nga LSI ende nuk është konfirmuar kjo përplasje por edhe Presidenti Meta, ish-kreu i LSI-së, prej është është instaluar në Vlorë.