Prapaskena

Rama u kujton shqiptarëve ’97-n: Basha, një ‘Rrapush Xhaferr’ i veshur si dhëndër! Nuk i thotë dot ‘po’ bashkëpunimit se është kukull me bateri e Saliut

Publikuar: 15/04/2021

Gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës elektorale në Qarkun e Lezhës, kryeministri Edi Rama, u kujtoi edhe një herë shqiptarëve se çfarë ndodhi në vitin 1997, duke paralajmëruar të gjithë ata që votojnë PD-në.

Ç’keni ju, unë jam këtu, më çoi Zoti. Ju s’keni pse lodheni të shkoni në punë. Ju rrini nëpër kafe, bëni jetën tuaj. Mjafton që mua të më jepni 1 unë i jap 2, më jepni 5 mijë lek sot unë pas një javë ju jap 10 mijë lek. Kështu që shqiptarët shkuan pas berihait. Dëgjuan edhe Saliun që i nxiste. U qërrua një popull i tyrë dhe Shqipëria u gjend në këtë marrëzi. Dhe pastaj sa vite u deshën për tu kthyer në normalitet dhe për të ribërë ekonominë tonë. Si mund t’i besohet sot një ”Rrapushi të ri’, një Rrapush i veshur si dhëndër, ndërkohë që shkesi nuk duket. Shkesët janë Saliu dhe Iliri“, tha Rama

Kryeministri tha se Lulzim Basha nuk mund t’i thotë po ftesës së tij për bashkëpunim sepse nuk është asgjë më shuëmë sesa thjesht një kukull me bateri dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta i heqin bateritë. Me këtë mesash Rama iu përgjigj edhe Ilir Meta, i cili shfaqi sot shenja paniku se mos i ikën Basha.

“E patë ça bëri Iliri se ma thanë tani, e thoshte luli po të dojë ta bëjë tani atë marrëveshje. Unë dje i thashë jam i  gatshëm të bashkëpunoj me opozitën sepse ata janë në opozitë dhe do të vazhdojnë të jenë në opozitë.  

Nëse është e mundur të shikojmë përtej ndasive politike pse jo, por ama thashë me një kusht që Luli të ndahet nga Saliu dhe Iliri, nga çelësat që e kurdisin se janë 2.

Po Luli nuk thotë dot po sepse i heqin bateritë, është kukull me bateri sepse vetëm një kukull me bateri mund të jetë njëherë spiderman njëherë borëbardhë.  

E përsëris është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, është e rëndësishme që politikanë ttë japin provën se mund të shkojmë përtej politikës. Duan s’duan ata ne do ta bëjmë këtë vend kësaj pune i ka vdek nona”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 



Më të lexuarat