Kryeministri Edi Rama njofron se vendi ynë do të marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të vaksinave kundër koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjtete sociale, Rama thotë se gjatë fundjavës do të mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina të markës AstraZeneca.
“Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara”, shkruan Rama.
Postimi i plotë:
TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA
Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit
Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira
Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë