Prapaskena

‘PD siç e donte Enveri, shpalli Jozefinën tradhtare’/ Rama shkodranëve: Ej, a jeni në vete? A, po! Beqaj ka pushkatuar njerëz

Publikuar: 15/04/2021

Nga Shkodra, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryetari i PS, Edi Rama foli me tone të ashpra teksa iu drejtua demokratëve.

Rama tha se qyteti duhet të shkëputet nga lufta imagjinare me komunizmin.

Kryeministri tha se Shkodra po mbahet peng akoma nga Enver Hoxha dhe kjo ka bërë që të ngelë prapa qyteteve të tjera. Rama kritikoi PD-në e Shkodrës, ndërsa mori në mbrojtje edhe Jozefina Topallin.

Ai bëri edhe një krahasim mes “komunistash”, ku nuk munguan ironitë.

“Partia Demokratike e Shkodrës nuk është asgjë tjetër por fiks siç Enver Hoxha do të donte që PD të ishte. Shkodra po mbahet peng. Vendi më i prapambetur i Shqipërisë, por në fakt Zoti e ka qendis. Ia ka dhënë të gjitha. Shkodrën e mban peng akoma sot Enver Hoxha. E mban peng taman si një mallkim. Jo përmes nesh, por përmes atyre që e quajne veten PD e Shkodrës. Vetëm hija e Enverit mund ta shpallte përmes PD tradhtare Jozefina Topallin. Njësoj si të ishte Liri Belishova dikur. Keni 30 vjet që vazhdoni luftoni komunizmin, ju marrtë e mira. Ça komunizmi luftoni ju? A jeni në vete? A jeni në tru të kokës apo nuk jeni? Saliu demokrati dhe unë komunisti.Ej. Unë komunisti, Saliu demokrati? Kush është komunist këtu? Edona është komuniste? Beneti është komunist? Paulin Sterkaj? A po. Ilir Beqaj. Ilir Beqaj është komunist. Ka pushkatuar njerëz, ka pushkatuar njerëz.”, tha Rama.



Më të lexuarat