Prapaskena

Nuk do ta besoni! Ja çfarë i zbuloi hajdutët e vilave luksoze në Tiranë

Publikuar: 15/04/2021

Alarmi i dhënë në Policinë e Tiranës se më 12 prill do të grabitej një pikë e këmbimit valutor në Yzberisht nën kërcënimin e kallashnikovëve, zbuloi grupin e skifterëve të vilave luksoze në Tiranë. “Report TV” ka siguruar dosjen e 5 grabitësve në Tiranë, të arrestuar 2 ditë më parë, mes të cilëve ishte edhe famëkeqi Hektor Qirjazi, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi po për grabitje.

Grabitësit pas vjedhjes së vilës në zonën e TEG-ut në Tiranë, kanë pasur si synim të ardhshëm grabitjen e një pike këmbimi valutor në Yzberisht. Gjithashtu 5 grabitësit rakordoheshin mes tyre për vjedhjen e vilave përmes Google Maps, ku Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ) u dërgonte pjesëtarëve të tjerë të grupit Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, (të gjithë të arrestuar) vendndodhjen e vilave luksoze që do të grabisnin.

Në dosje është edhe dëshmia e një prej 5 grabitësve të arrestuar, konkretisht e Dajvid Dostit, i cili është shprehur se ai është kontaktuar nga Hektori Qirjazi dhe se ka komunikuar me të në mesazhet për të vjedhur vilën në zonën e TEG-ut. Dosti ka përshkruar edhe mënyrën se si e vodhi atë vilë.

“Për vjedhjen e vilës te TEG-u më ftoi Hektor Qirjazi. U njohëm në Skrapar, më kontaktoi në rrjetet sociale dhe më ftoi për vjedhjen. Qirjazi më tregoi në Google Map vilën ku do të vidhja, do ndanim lekët. Pranë vilës më çuan 2 shokë të Dorjan Qirjazit me makinë, ai nuk erdhi me ne. Kalova murin dhe hyra në vilë, dera ishte hapur, gjeta kasafortën.

Hapa kasafortën me forcë dhe mora disa bizhuteri dhe 16.250 euro. Në vilë qëndrova rreth 1 orë, komunikonim me radio si të policisë”, është shprehur Dosti para prokurorisë.

Dajvid Dosti u arrestuar pas vjedhjes së vilës në TEG më 12 prill, sapo kishte hipur në taksi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas tij janë vënë në pranga edhe Hektor Qirjazi, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, gjatë operacionit të koduar të koduar “START & STOP”, ndërsa ky grup kriminal ka kryer aktivitetin kriminal në Greqi dhe vende të tjera të BE-së. Prokuroria kërkon arrest me burg për 5 të arrestuarit.



Më të lexuarat