Babai i tre fëmijëve Dean Allsop, 41 vjeç, u vra me thikë në sy të djalit të tij, ndërsa tre persona të tjerë, përfshirë bashkëshorten e Dean mbetën të plagosur.
Sipas policisë në lidhje me këtë sherr që shpërtheu në Norwich, janë arrestuar dy persona të cilët po merren në pyetje.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes kanë thënë se sherri ka nisur për shkak të zhurmës të shkaktuar nga viktima.
Viktima dhe djali tij 17 vjeçar po lëviznin me motorr në kohën kur janë sulmuar nga personat që qëlluan me thikë dhe e lanë atë të vdekur dhe bashkëshorten e tij të plagosur.
“Vendosa të kthehesha në shtëpinë time dhe ndërsa dola, djali i Dean po më bërtiste për të thirrur policinë sepse babai i tij ishte goditur me thikë shumë herë.”, ka thënë një fqinj i tyre.”
Në konflikt u plagos edhe nje grua e cila u afrua duke u përpjekur të ndalojë këtë ngjarje të rëndë. Në vendngjarje erdhën 8 makina policie, autoambulanca dhe ambulanca ajrore.
Policia ka rrethuar skenën e krimit dhe po kryen hetime të mëtejshme për sherrin që çoi në vdekjen fatale të një personi dhe në plagosjen e tre të tjerëve.