Prapaskena

E shau nga nëna teksa fliste në podium, Rama ndërpret fjalimin: Çfarë ka me nënën time ai andej? Ajo është PD në fakt

Publikuar: 15/04/2021

Rama: Çfarë ka me nënën time ai andej? Ajo është demokracia? Ajo është PD në fakt. Një njeri andej që më dërgon dëshirën e tij lidhur me nënën time që është në botën tjetër. Ajo është PD e Shkodrës, ai është një që i kanë thënë shko tani dhe thuaj atë të nënës atij që po flet. Ajo është demokracia që do Shkodra? Për atë votojnë stërnipat e Marubit, stërnipat e Luigj Gurakuqit, për atë votojnë stërnipat e Migjenit dhe të gjithë atyre yjeve që shkëlqejnë kaq fuqishëm në qielli ne historisë sonë? Për atë? Pikërisht se kanë votuar për atë 30 vjet, Shkodra është kështu, e fundit.



Më të lexuarat