Prapaskena

Deputeti lë nam, shfaqet krejtësisht i zhveshur para kolegëve në ‘Zoom’

Publikuar: 15/04/2021

Një deputet kanadez është përballur me një moment shumë të sikletshëm gjatë një takimi të komisionit parlamentar në platformën ‘Zoom’.

Mediat e huaja kanë transmetuar se 46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Pasi vuri re se ishte duke u filmuar, ai menjëherë kërkoi falje për incidentin.

“Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”,- tha ai.

Por, kolegët e tij nuk e lanë pa e ngacmuar në lidhje me incidentin, duke e ironizuar.

“Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”,- tha njëri prej kolegëve.



Më të lexuarat