Prapaskena

Plarent Ndreca minimizon problematikën databazës së PS-së: Vetëm karta e identitetit është e dhënë personale, adresa dhe telefoni jo

Publikuar: 14/04/2021

Plarent Ndreca ka folur në lidhje me skandalin e përdorimit të të dhënave personale të e-Albania në funksion të fushatës së Partisë Socialiste. Ndreca u shpreh se databazën e të dhënave e ka çdo parti politike, madje ai shkoi dhe më tej duke dashur të minimizojë problematikën duke thënë se vetëm karta e identitetit është e dhënë persanale, ndërsa numri i telefonit dhe adresa jo.

”Për mua, e vetmja e dhënë personale është ID (karta e identitetit). Është një institucion që i mbron të dhënat personale të qytetarëve. Databasën e merr çdo parti politike. Numri i telefonit nuk është e dhënë personale. As adresa nuk është e dhënë personale”,- tha Ndreca.



Më të lexuarat