Prapaskena

Plagosja e trefishtë në Mamurras/ Gazetari kërkesë drejtorit Ardi Veliu: Hiqjani prangat policit, ai…

Publikuar: 14/04/2021

Plagosja e trefishtë në Mamurras, e ndodhur një ditë më parë, u shoqërua me ndalimin e efektit të policisë, pasi ai kishte plagosur dy kolegët e tij. Lidhur me këtë janë arrestuar katër persona si të përfshirë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat bëri të ditur se i arrestuar është edhe polici i patrullës në Mamurras David Madani, i cili qëlloi me armë duke lënë të plagosur dy kolegët e tij dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt. Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Rudolf Fufi dhe Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur me sende të forta në vendin e ngjarjes.

Por gazetari i njohur i kronikës, Arsen Rusta duke komentuar një ngjarje të tillë e ka cilësuar si të padrejtë ndalimit e punonjësit të policisë Madani, pasi u vetëmbrojt.

“Kreu një shërbim, kontrolloi tek një lokal për lojëra fati. Kur ndërroi turnin “gangsterët” banditët i prenë rrugën me “Porche” dhe nisën ta përçudnojnë, dhunojnë e përdhosin. Polici? Përdori armën. Fillimisht qëlloi në ajër, pastaj duke u dhunuar sërish humbi kontrollin. Tani fati e deshi pa viktima. Po sikur polici të mos kish përdor armën askush s’do e mësonte se mes qyteteve tona FarWest policët rrihen nga të fortit”, shkruan Rusta.

Postimi i gazetarit/ Kërkesë publike!

I nderuar z.Ardi Veliu, i nderuar z.Tonin Vocaj, i nderuar drejtues z.Gjovalin Loka.

Hiqni prangat policit të Mamurrasit të prangosur pasi për efekt të detyrës u vetëmbrojt.

Kreu një shërbim, kontrolloi tek një lokal për lojëra fati. Kur ndërroi turnin “gangsterët” banditët i prenë rrugën me “Porche” dhe nisën ta përçudnojnë, dhunojnë e përdhosin.

Polici? Përdori armën. Fillimisht qëlloi në ajër, pastaj duke u dhunuar sërish humbi kontrollin. Tani fati e deshi pa viktima. Po sikur polici të mos kish përdor armën askush s’do e mësonte se mes qyteteve tona FarËest policët rrihen nga të fortit.

Po kur rrihen e dhunohen policat, po arsimtarët, mjekët, shërbyesit publik Të nderuar drejtor Veliu, Vocaj, e Lokaj. Merreni në mbrojtje stacionin e Mamurrasit e çdo qyteti e qyteze. Nëse ju nuk mbroni policët si do mbrojnë policët qytetarët? Arma ka rregulla përdorimi por krimi s’ka rregulla për të dhunuar e hakmarrë!

Nga sot ai polic për maksimumi 60 mijë lekë rrogë ka: hasmëri të hapur, familje të kërcënuar, rrogë të munguar, e pranga në duar. Kjo pasi shërbeu në drejtimin tuaj e uniformën e shtetit tonë. Nëse ai ka shkelur më shumë ligjin bëjeni publike, por sa thoni zyrtarisht…. S’ka polic që do jap jetën për sigurinë e rendin.

Njoftimi:

Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.



Më të lexuarat