Rama: Po këtë zakon që i sillni lule udhëheqësit pse nuk e hoqët akoma? Po ç’është ky zakon që keni. I jepen lule një burri më thoni mu? Keni pa ju i dhurohet një tufë me lule një burri më thoni ju.T’i je në rregull xhan s’kam gjë me ty, Aurora hajde merri zemër! Ç’është kjo e kani parë ju të shkosh t’i kjapësh një burri lule. E kanë nga e vjetra që udhëheqësit i jepen lule.
O zot! Ti mos u mërzit. Ma preu aty ku po flisja për fëmijët. Ma preu mu aty kur po flisja për fëmijët dhe mirë bëri. Në fakt fëmijët nuk votojnë por për ta votojmë ne.
Çfarë vote do t’i japin shqiptarët më 25 prill fëmijëve të tyre. Çfarë? Për të dhënë 1 dhe për të marrë dy. Nuk ka ndodhur kurrë të japësh 1 dhe të marrësh 2 duke ndenjur në kafe. Nuk ka ndodhur kurrë të ngjitesh në majë duke fjetur gjumë. Por mos harroni se nuk është Luli është Saliu dhe Iliri.