Prapaskena

Ditmir Bushati godet Ramën pas skandalit të publikimit të të dhënave personale

Publikuar: 14/04/2021

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit, kërkoi mbrëmjen e sotme që të pezullohen drejtuesit e institucioneve që janë përfshirë në daljen e të dhënave personale, në databaze-n që zotëron PS-ja për fushatë.

Të dhënat personale janë një gjë shumë e rëndësishme, kanë rëndësi absolute. Duhet të ishte shqetësimi numër një i qeverisë. Duhet të sqarojnë opinionin publik për çfarë bëhet fjalë, drejtuesit e institucioneve që mbledhin dhe përpunojnë të dhëna të pezullohen derisa të kryhet hetimi administrativ të qeverisë.

Në fund le ta thotë fjalën drejtësia. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mohojmë shqetësimin” tha ai.

Pro a ka pasur Bushati vetë një bazë të dhënash? “Kam pasur por jo të dhënash personale si ato që kam parë tek media. Cdo parti bën listën që mendon se janë ndjekësit e vet” tha ai.

Gjatë bisedës me ndjekësit në Instagram, ai akuzoi shumicën socialiste se po vepron si në kohën e qeverisë Berisha, ku gjimnazistët dhe mësuesit nxirreshin nga mësimi në mitingje. “Sot nuk mund të pranojmë kur në 11:30 apo 12 të drekës gjimnazistët nxirren nga mësimi, sepse shkon dhe ju flet një prej nesh” tha ai.

Po tashmë që PS-ja e la jashtë, kush është e ardhmja politike e Bushatit? “Dua të punoj për një PS e cila kujdeset për interesin publik dhe për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, e komuniteteve, për parti që punon vërtetë për një ekonomi tregu dhe jo për një shoqëri tregu.

PS-ja jonë të jetë bio dhe jo e improvizuar, nuk ka nevojë që të jetë me regji e organizuar çdo gjë” tha ai.

Bushati kishte një këshillë për të rinjtë shqiptarë. “Orientimi i Shqipërisë duhet të jetë BE. Ka ardhur koha që ne shqiptarët duhet të kërkojnë Konstadin Karamalisin e Shqipërisë. Ai ishte një nga personalitetet e Greqisë që një ditë të bukur vendosi objektiv të anëtarësonte Greqinë në BE”.

Në fund një tjetër “thumb” për ndërtimet pa fund. “Sado që kullat apo betoni të kufizojnë sheshet publike, ka një mundësi apo platformë për të hartuar disa ide” përfundoi ai.



Më të lexuarat