E teksa ka filluar numërimi mbrapsht për ditën e zgjedhjeve të përgjithshme, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka vijuar me shfaqjen sipas tij të dështimeve të qeverisë Rama.
Këtë herë, kryedemokrati është ndalur tek ryshfeti. Ai ka cituar një raport të Transparency International ku vendi jonë renditet i pari në rajon për nivelin e ryshfetit.
“Cila është përqindja e familjeve shqiptare që janë detyruar të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime bazike? Përgjigja: 34%. Sipas Transparency International, vendi ynë renditet i pari në rajon me një nivel ryshfeti prej 34%”, shkruan Lulzim Basha.