Prapaskena

‘Amon boja euro’/ Përgjimet: Doktori i do euro! Bëj gati edhe 5 mijëshet dhe 10 mijëshet për spital

Publikuar: 14/04/2021

Në përgjimet e SPAK, të siguruara nga Report TV, thuhet se një shtetase me emrin Migena Skënderi ka marrë nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi një sasi prej rreth 500 eurosh ndërkohë që nga diskutimet duket qartë se një zarf me 2 mijë euro i janë dhënë Dr. Edvin Priftit.

Më poshtë është një telefonatë mes Migena Skënderit e cila kishte lidhje shoqërore me Manuela Mallkuçin dhe kryeinfermieres me emrin Trëndafile Frangu.

Filja: O Genë jo te lutem, kthehu, kthehu, absolutisht a je në terezi?!

Gena: Jena t’u hik ne tashi, të puthim fort, të puthim fort ne jena t’ë hik.

Filja: Jo jo të lutem.

Gena: Tashi mos diskuto kështu budallalliqesh se të du fort per Zotin.

Filja: E per Zotin m’a ke bere shtimi, po t betohem për fëmijët ta kam bërë pa interes.

….

Ndërkohë që në biseda të tjera në një moment qytetarja Migena i thotë që të bëjë gati 5 mijë lekshat dhe 10 mijë lekshat për ditët e qëndrimit në spital.

“Do t’ia fusim këtij në zarf”, i thotë Skënderit Mallkuçit duke i nënvzuar se duhen 2 mijë euro dhe jo lekë.

Ngjo motrën tëndë, futja në zarf….o doktor i mirë…amon boja motre”

“Mirë po i boj euro”



Më të lexuarat