Prapaskena

Sulme misterioze ndaj Iranit, Izraeli mesazh Joe Biden-it

Publikuar: 13/04/2021

Izraeli nuk lëkundet nga kundërshtimi i bërë zotimeve të presidentit amerikan Joe Biden për të ripërtërirë marrëveshjen bërthamore të 2015-tës me Iranin, nga e cila ish shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump u tërhoq në përpara tre vitesh.

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë po zhvillojnë bisedime jo të drejtpërdrejta për të dytën javë me radhë në Vienë me qëllimin të krijojnë një “roadmap” bashkëpunimi mes tyre me qëllim kthimin te ujdia nukleare e negociuar në kohën e Barack Obamës.

Por një seri sulmesh misterioze mbi impiantet atomike iraniane dhe goditja e një anijeje ushtarake të republikës islamike në Detin e Kuq kanë ngritur shqetësimet se Izraeli ka nisur tashmë një fushatë të fshehte sabotazhi kundër Teheranit. Shteti hebre as e ka pohuar, e as e ka mohuar rolin e tij në sulme, por kryeministri Benjamin Netanyahu lëshoi paralajmërime të forta se vendi i vet nuk do të hezitojë të eliminojnë kërcënimet iraniane.

“Nuk kam për ta lejuar kurrë Iranin të sigurojë kapacitete bërthamore në mbështetje të synimit të tij për të zhdukur Izraelin. Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten kundër agresionit të Iranit dhe terrorizmit”.

Qeveria e Netaniahut i është kundërvënë që në fillim marrëveshjes bërthamore, duke e paralajmëruar administratën amerikane të mos ripërtërijë ujdinë që kryeministri izraelit dhe trump e kanë kritikuar që të dy të si të dobët e të rrezikshme.



Më të lexuarat