Prapaskena

Nxjerrja e të dhënave nga e-Albania, Basha për Ramën: Po mbledh kartat e ID, por s’ka marifet që e shpëton

Publikuar: 13/04/2021
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e Farkës në Tiranë ka komentuar nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve nga e-Albania.

Në media kanë qarkulluar lista të përpunuara në PS me të dhëna të votuesve në Tiranë, të cilat kanë dalë nga zyrat e qeverisë.

PS e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa Basha u shpreh para të rinjve se kryeministrin nuk ka marifet që e shpëton.

“E di edhe ai dhe nuk ka marifet që e shpëton. E keni parë atë marifetin që publikuan dje që rrinë dhe mbledh numra të kartave të identitetit, e tjerë, e tjerë. Nuk ka marifet që e shpëton. 25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete,” tha Basha.

Kreu i demokratëve ndër të tjera gjatë bisedës me të rinjtë e Farkës ju kërkoi këtyre të fundit të votojnë pasivisht për ndryshimin që do vijë, siç thotë ai.



Më të lexuarat