Prapaskena

Nis sot muaji i i shenjtë i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë

Publikuar: 13/04/2021

Kryeministri Ed Rama i ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, që nisin sot muajin e shenjtë të Ramazanit.

Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Besimtarët myslimanë nisin sotmuajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj.

Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët, sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

 



Më të lexuarat